Driton Kuka nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Driton Kuka nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Universiteti “Luarasi” në Tiranë ka ndarë sot titullin “Doctor Honoris Causa” për trajneri e ekipit kosovar të xhudos Driton Kuka.

Kuka është më meritori që xhudo vazhdon të ketë epitetin si sporti më i suksesshëm kosovar, me shumë medalje evropiane, botërore dhe olimpike, përcjell KosovaPress.


Në krye me Kukën, këtë vit kalendarik ekipi kosovar i xhudos ka arritur të sjellë medalje nga Lojërat Olimpike Tokyo 2020, ku xhudistja Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan të artat në kategoritë e tyre.

Me këtë rast, pasi e pranoi titullin “Doctor Honoris Causa”, trajneri Kuka ka reaguar në llogarinë e tij në “Facebook” duke thënë që shpreson se ky sport të bëhet pjesë e sistemit edukativ në trojet shqiptare.

“I nderuar nga Universiteti ‘Luarasi’ në Tiranë me titullin Akademik ‘Doctor Honoris Causa’. Jigoro Kano xhudon e kishte bërë pjesë të sistemit edukativo-arsimor në Japoni. Me shpresë që sporti që ka bë krenar një Komb dhe që promovon edukim në çdo aspekt të bëhet pjesë e sistemit edukativ tek ne në Kosovë e Shqipëri”, shkruante Kuka në llogarinë e tij “Facebook”.

Lexo edhe

Video