Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Driton Hyseni viziton familjen Humolli, në 31-vjetorin e rënies heroike të dëshmores Ylfete Humolli

Driton Hyseni viziton familjen Humolli, në 31-vjetorin e rënies heroike të dëshmores Ylfete Humolli

Kandidati për deputet në Kuvendin e ri të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Driton Hyseni ka vizituar familjen Humolli me rastin e 31-vjetorit të vrasjes së Ylfete Humollit nga forcat kriminale serbe në Kosovë.

Pjesë e kësaj vizite ishte edhe Xhelal Sveqla nga Lëvizja Vetëvendosje.


“Me Xhelalin te familja Humolli, në përvjetorin e rënies heroike të dëshmores Ylfete Humolli”, ka shkruar Hyseni në një postim në Facebook.

Ylfete Humolli u vra më 1 shkurt 1990 në moshën 16-vjeçare nga forcat serbe gjatë një proteste kundër regjimit të Serbisë në Kosovë. Bashkë me Ylfeten ishte dhe vëllai i saj Mentori (13), i cili ra heroikisht më 21 mars 1999 duke luftuar të njëjtin agresor në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ylfete Humolli u lind më 15 shkurt 1973, në Lupç të Poshtëm të Podujevës, në një familje atdhetare.

Lexo edhe

Video

error: