Drita-Prishtina ndahen ne paqe, Llapi fiton derbin e “mbijetesës”

Drita-Prishtina ndahen ne paqe, Llapi fiton derbin e “mbijetesës”

Janë zhvilluar sot edhe tri ndeshje të tjera mjaftë interesante në Superligën e Kosovës me të cilat edhe është kompletuar xhiroja e tetë e këtij edicioni garues.

Sfida kryesore u zhvillua në Gjilan aty ku derbi ndërmjet Dritës dhe Prishtinës nuk dhuroi atë që pritej dhe si përfundim nuk pati asnjë gol të shënuar kështu që të dy skuadra morën nga një pikë nga ky ballafaqim, transmeton KosovaPress.


Feronikeli është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve dhe një barazimi duke e mposhtur Ulpianën me rezultat minimal 1-0 me golin e realizuar në minutën e 25’ nga Leku.

Llapi nga tjetër e ka marr një fitore shumë të rëndësishme pas krizës nëpër të cilën është duke kaluar. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina e ka mposhtur Dukagjinin në derbin e pjesës së poshtme të tabelës me rezultat minimal 1-0. Golin për Llapin e shënoi Rivera në minutën e 10-të të ndeshjes.

Lexo edhe

Video

error: