Drita përfundon seancën e fundit të ushtrimeve në “Fadil Vokrri”

Skuadra nga qyteti i Gjilanit FC Drita para ndeshjes së madhe kundër gjigantit holandez Feyenoord, ka kryer seancën e fundit përgatitore në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Pas konferencës për media, gjilanasit zbarkuan në stadiumin e kryeqytetit, ku edhe përfunduan përgatitjet e fundit ekipore, përcjell KosovaPress.

Nesër, me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, nënkampioni i Superligës së Kosovës FC Drita do të zhvillojë ndeshjen e parë si vendase kundër Feyenoord-it, e vlefshme kjo për raundin e dytë të UEFA Conference League.

Lexo edhe

Video

error: