Përmes një komunikate zyrtare, Drita e ka konfirmuar se përforcimi më i ri i klubit është Hajdin Salihu.
Salihu dhe Drita kanë nënshkruar një kontratë tre vjeçare, e cila do ta mbajë mbrojtësin në klub deri në qershor të vitit 2026, raporton KosovaPress.
Salihu transferohet te Drita nga skuadra kroate, Lokomotiva Zagreb, me të cilën kaloi dy vite në superligën kroate.
Ndërkaq, para se të transferohej te Lokomotiva Zagreb, Salihu në të kaluarën ka luajtur në Superligë me skuadrën e Llapit.
“Kemi knaqësin të ju prezantojmë mbrojtësin e ri të klubit Hajdin Salihu i cili vjen nga Lokomotiva Zagreb nga Kroacia. Salihu pas dy vitetve të kaluara në superligën kroate avanturën do ta vazhdojë në klubin tonë”, shkruhej në komunikatën e Dritës.