Drita përforcohet me mbrojtësin ganez

Drita përforcohet me mbrojtësin ganez

Skuadra gjilanase, FC Drita, ka bërë zyrtare transferimin e radhës në klub, ku e ka përforcuar klubin me një mbrojtës ganez.

Ekow Mills është lojtari më i ri i Dritës, pasi tashmë ka nënshkruar kontratë katër vjeçare e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2026.


19-vjeçari, Mills, luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe ka lindur në Gana, ndërsa transferohet te Drita pas një përvoje një vjeçare në Spanjë.

Hapat e parë të karrierës së tij mbrojtësi ganez i ka filluar në vendlindje në Accra, te klubi i FC Storm Academy.

Ekow do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Dritës në garat evropiane.

Lexo edhe

Video