Drita nis sot aventurën në garat evropiane, përballet me Inter Turkun në Ligën e Konferencës

Drita nis sot aventurën në garat evropiane, përballet me Inter Turkun në Ligën e Konferencës

Pas Ballkanit, tani është radha për skuadrën e Dritës që ta përfaqësojë Kosovën në garat evropiane, kësaj radhe në Ligën e Konferencës.

Me fillim nga ora 17:00, stadiumi “Veritas Stadion” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes skuadrës finlandeze, Inter Turku, dhe asaj kosovare, FC Drita, përcjell KosovaPress.

Ndeshja e sotme do të jetë e vlefshme në kuadër të raundit të parë kualifikues drejt Ligës së Konferencës.


Synimi i vetëm i Dritës sot do të jetë nxjerrja e një rezultati pozitiv, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit të cilën e zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri” ta ketë më të lehtë sigurimin e kualifikimit tutje.

Sa i përket formës së dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, të dyja kanë bilanc të njëjtë të statistikave, ku kanë regjistruar nga tri fitore, një barazim dhe një humbje.

17:00 Inter Turku – Drita

Lexo edhe

Video