Drita ka marrë një fitore të madhe në xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll duke e mposhtur Prishtinën më rezultat 3-0.
Golat për skuadra gjilanase i realizuan Ajzeraj, Prapashtica dhe Selmani, raporton KosovaPress.
Fitore të rëndësishme ka marrë edhe Ballkani që e ka mposhtur Malishevën me rezultat 3-2. Për kampionin në fuqi realizuan Halili, Zyba dhe Gripshi, kurse për skuadrën e trajneri Alirifa golat i shënuan Hazrollaj dhe Aliu.
Sfida që dhuroi tetë gola, ajo ndërmjet Lirisë dhe Feronikelit 74 i takoi skuadrës nga Drenasi me rezultat 5-3.