Drita mposht Llapin, ja rezultatet e ndeshjeve në Superligën e Kosovës

Drita mposht Llapin, ja rezultatet e ndeshjeve në Superligën e Kosovës

Kanë përfunduar tre ndeshjet hapëse të xhiros së 11 në Superligën e Kosovës, ku në derbin mes Llapit e Dritës, tre pikët ka siguruar skuadra mysafire.

Drita ka mposhtur sot skuadrën e Llapit si mysafire në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultat 3:1, ku golat për skuadrën gjilanase i shënuan Fazliu (minuta e 5’) dhe Simonovski (minuta e 34’ dhe 72’), kurse për vendasit golin e nderit e shënoi Shillova në minutën e 45’+2 shtesë, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ndeshje sot zhvilloi edhe skuadra e Gjilanit, e cila vazhdoi formën e saj të mirë me fitore kundër Feronikelit, të cilin e mposhti si vendas me rezultat minimal 1:0.

Në anën tjetër, skuadra e sapo inkuadruar në Superligë Malisheva nuk di për fitore që gjashtë ndeshje, ku sot pësoi humbje nga Ulpiana me rezultat të ngushtë 2:1.

Me pikët e reja, Gjilani zë vendin e parë me 20 sosh, një më shumë se Drita në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Ballkani me 18 pikë dhe Drenica me 17 sosh, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.


Në kuotën e 10 pikëve dhe në fund të tabelës gjenden tre skuadrat si Dukagjini, Ulpiana dhe Feronikeli.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Gjilani 1 – 0 Feronikeli

KF Llapi 1 – 3 Drita

Malisheva 1 – 2 Ulpiana

Lexo edhe

Video

error: