Drita mposht Ballkanin në miqësore

Drita mposht Ballkanin në miqësore

Drita e ka fituar ndeshjen miqësore kundër Ballkanit me rezultat minimal 1-0, ndeshje kjo e zhvilluar të dielën.

Kampioni dhe nënkampioni u ballafaquan në kuadër të përgatitjeve që po i zhvillojnë në prag të ndeshjeve në garat evropiane, raporton KosovaPress.


Golin e vetëm në këtë ndeshje që ishte për skuadrën nga Gjilani e realizoi në minutën e 43-të Besnik Krasniqi nga penalltia.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin  “Biljanin Izvori” në Ohër.

Lexo edhe

Video