Sot me fillim nga ora 15:00 stadiumi i qytetit në Gjilan do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Dritës dhe Malishevës, e vlefshme kjo për xhiron e 35 të këtij sezoni në Superligën e Kosovës.
Në xhiron e fundit, Drita barazoi 1:1 në derbin e qytetit me Gjilanin, sikurse Malisheva që barazoi me rezultat të njëjtë me Prishtinën, raporton KosovaPress.
Dritës i duhet fitorja sot me çdo kusht që ta vazhdojë ëndrrën për titull, dhe të shpresoj që Ferizaj ta ndal Ballkanin, kurse Malisheva e synon fitoren që të vazhdojë garën për mbijetesë në Superligë.
Momentalisht, Drita zë vendin e dytë në tabelë në kuotën 67 pikëve, dy sosh më pak se Ballkani në vendin e parë.
Në anën tjetër, Malisheva zë vendin e shtatë në tabelë me 40 pikë, dy sosh larg zonës së rrezikut, ose vendit të tetë, ku gjendet Ferizaj.
Tanimë trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Drita

Malisheva
