Drita lëshon “bombën”, transferon ish-sulmuesin e PSG-së
Sport
Lexohet për: 1 min.
6 ditë më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Dritës ka njoftuar para pak çastesh për transferimin më të ri të klubit, i cili vjen nga kryeqyteti francez, Parisi.

Bëhet fjalë për sulmuesin Alexander Fressinge, i cili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Dritën, me opsionin për ta rinovuar edhe për një vit, raporton KosovaPress.

Fressinge, 23 vjeçar, vjen nga Parisi ku ishte pjesë e ekipeve zinxhir të Paris Saint-Germain, dhe në vitin 2018 nënshkroi kontratë profesionale me PSG-në me ekipin e parë dhe së fundmi ishte pjesë e Paris FC.

“Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi siguruar sherbimet e sulmuesit Alexander Fressinge”, shkruante në komunikatën e Dritës.

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
70
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024