Drita kthehet me tri pikë të plota nga ballafaqimi me Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Drita kthehet me tri pikë të plota nga ballafaqimi me Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar tashmë edhe ndeshja e fundit e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës, ajo ndërmjet Prishtinës dhe Dritës e zhvilluar të stadiumin “Fadil Vokrri”.

Është skuadra nga Gjilani, Drita ajo e cila ka dalë me tri pikë të plota nga ky ballafaqim shumë i rëndësishëm duke ruajtur kështu hapin me skuadrat tjera që po luftojnë për titullin kampion në këtë edicion të Superligës së Kosovës, raporton KosovaPress.


Gjithçka sa i përket rezultatit u vendos në minutën e 36’ kur Simonovski shënoi për 1-0, gol ky që në fund doli të jetë edhe gol i fitores.

Më këto tri pikë, Drita ngjitet në vendin e tretë, pra me 31 sosh, kurse Prishtina renditet e pesta me 24 pikë.

Lexo edhe

Video