Drita e rikthen nga huazimi mbrojtësin ganez

Drita e rikthen nga huazimi mbrojtësin ganez

Benjamin Agyare vishet bardhë e kaltër.

Skuadra e Dritës ka njoftuar se ka rikthyer në klub mbrojtësin ganez, Benjamin Agyare, të cilin e kishte transferuar gjatë verës së vitit të kaluar, raporton KosovaPress.


Pasi nënshkroi kontratën si lojtar i Dritës në vitin e kaluar, Agyare u huazua te skuadra e Drenicës, tek e cila qëndroi katër muaj dhe debutoi në Superligën e Kosovës.

Agyare ka arritur të bëjë 13 paraqitje në fanellën e Drenicës, ndërsa tani i bashkohet Dritës, ku edhe do të filloj përgatitjet me ekipin për stinorin pranveror.

Agyare në të kaluarën ishte pjesë e kampionatit shqiptar, respektivisht e skuadrës së Apolonis së Fierit.

Lexo edhe

Video