Drita e Ballkani marrin pikë të plota, Llapi mposhtet nga Gjilani

Drita e Ballkani marrin pikë të plota, Llapi mposhtet nga Gjilani

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme të zhvilluara në kuadër të xhiros së 17 në Superligën e Kosovës.

Lideri i tabelës, Drita ka arkëtuar tre pikë të plota nga ballafaqimi me Malishevë. Për skuadrën e Nuhiut golat i realizuan Krasniqi, Blakqori dhe Tahiri, raporton KosovaPress.


Fitore shumë të rëndësishme ka regjistruar edhe Ballkani që e ka mposhtur Ferizajn me rezultat 2-0 me golat e Armend Thaçit dhe Albion Rrahmanit.

Llapi ka pësuar disfatë nga Gjilani me rezultat 1-0. Golin e vetëm në ndeshje e realizoi  Solomon.

Lexo edhe

Video