Basketbollisti ynë i njohur, Drilon Hajrizi ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook” pas shpalljes kampionë të Kosovës me KB Trepçën.
Trepça e mposhti Yllin në ndeshjen e fundit finale të “Play-Offit” për t’u shpallur kampione e Superligës së Kosovës në basketboll, raporton KosovaPress.
“Një për secilin, e secili për një ishte motoja e ekipit! E di, simpatizantët kanë pritur më shumë nga unë, por unë jam shumë i kënaqur me arritjet tona. Ne jemi kampion dhe jo vetëm. Ne jemi fitues të çdo sfide që e kishim përpara! Tash nuk po e di se a jam arushë a dele? A jam jashtë a brenda? Një gjë dihet, aty ku jam unë asnjëherë nuk mungon përpjekja për suksese e rezultate. Suksesi nuk varet nga unë, prandaj unë çdo herë me lutje dhe nënshtrim i drejtohem Atij, në dorën e të cilit është suksesi. Meqë lutjet mu plotësuan dhe përpjekjet u konkretizuan nuk ka alternativë tjetër, vetëm se të jem falënderues Krijuesit të Gjithësisë, në dorën e të cilit është çdo gjë”, shkroi Hajrizi.