Dreshaj: Përgjegjësit duhet të identifikohet dhe të sillen para drejtësisë

Dreshaj: Përgjegjësit duhet të identifikohet dhe të sillen para drejtësisë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj deklaroi se përgjegjësit për dështimin e sigurimit të teksteve shkollore, duhet të sillen para drejtësisë. Sipas tij, politika nuk duhet të ngufat vendin dhe as të ketë interferime.

Në emër të AAK-së tha se ky debati parlamentar për librat është i vonë. Dreshaj në seancë të jashtëzakonshme u shpreh se nuk ka arsyetime për dështim.


Sipas tij, pushteti aktual ka premtuar shumë për arsimin, por që një gjë e tillë nuk po ndodhë.

Në diskutimin e AAK-së me drejtorët e arsimit në komuna, deputeti Shemsedin Dreshaj tha se kanë ardhur në përfundim që ky vendimi i qeverisë konsiderohet i jashtëligjshëm dhe se ka shkaktuar pabarazi sociale. /Sh.Pajaziti

Lexo edhe

Video