Dreshaj i AAK-së për vaksinat anti-covid: Secila vaksinë është e sigurtë

Dreshaj i AAK-së për vaksinat anti-covid: Secila vaksinë është e sigurtë

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj ka bërë thirrje për marrjen e vaksinës anti-Covid pavarësisht cila është në dispozicion.

Dreshaj në Kanal10 ka thënë se ka shumë propagandë kundër marrjes së vaksinave ndërsa ka shumë pak prononcime për marrjen e tyre.


“Fatkeqësisht kemi shumë propagandë kundër marrjes së vaksinës anti-Covid, dhe në të njëjtën kohë ka shumë pak prononcime për marrjen e tyre”, ka thënë Dreshaj.

Ai ka shtuar se secila vaksinë në Kosovë është e sigurtë, ndërsa ka kritikuar të gjithë ata që flasin për këtë temë e që nuk kanë fare njohuri për shëndetësinë, pandeminë e pacientët.

“Cilado vaksinë që ka ardhë në Kosovës është valide dhe e sigurtë. Nuk mund të flasin për ose kundër vaksinës njerëzit që nuk kanë lidhje me shëndetësinë, me sëmundjet dhe me pandemitë. Ju bëj thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse vetëm kështu mund ta mposhtim pandeminë dhe të rikthehemi në situatë normale”, ka përfunduar Dreshaj.

Lexo edhe

Video

error: