Dresevic sezonin e ri do ta fillojë nën urdhrat e Andrea Pirlos

Dresevic sezonin e ri do ta fillojë nën urdhrat e Andrea Pirlos

Tanimë e konfirmuar edhe nga vetë klubi që mesfushori kosovar, Ibrahim Dresevic, ka kaluar te skuadra turke, Fatih Karagumruk.

Kjo gjë nënkupton që ylli i Kombëtares së Kosovës nga sezoni i ardhshëm do të jetë nën urdhrat e trajnerit Andrea Pirlo, përcjell KosovaPress.

Mesfushori kosovar, i cili sezonin e kaluar mbrojti ngjyrat e skuadrës, Heerenveen, arriti të bëjë 102paraqitje për skuadrën holandeze, duke regjistruar dy gola dhe katër asistime mbi emrin e tij.


Më poshtë mund ta gjeni zyrtarizimin e Dresevic te Fatih Karagumruk.

Lexo edhe

Video