Drenori: Do ta bëjmë Drenasin më tërheqës për jetë, biznes dhe investime

Drenori: Do ta bëjmë Drenasin më tërheqës për jetë, biznes dhe investime

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori ka thënë se Iniciativa Qytetare “GREEN për Drenas” do ta bëj Drenasin më tërheqës për jetë, biznes dhe investime, për sipërmarrësit aktual dhe të tjerët.


Drenori ka shkruar në Facebook se biznesi duhet të ndiej dorën e pushtetit sa i përket lehtësirave e subvencioneve, të ketë komunikim e mirëbesim, dhe jo ndëshkimin e shantazhe.

“Sot me ekipin tonë të kandidatëve të përkushtuar për Asamble, vizituam disa biznese në Drenas dhe më pas derë më derë vizituam qytetarë e familje, të cilëve krahas bashkëbisedimit për ofertën tonë zgjedhore, u dorëzuam programin tonë të formës së shkurtër. Iniciativa Qytetare “GREEN për Drenas” do ta bëj Drenasin më tërheqës për jetë, biznes dhe investime, për sipërmarrësit aktual dhe të tjerët. Biznesi duhet të ndiej dorën e pushtetit sa i përket lehtësirave e subvencioneve, të ketë komunikim e mirëbesim, dhe jo ndëshkimin e shantazhe. Edhe në ditët në vazhdim do të shpërndajmë Programin tonë dhe do të takojmë e bisedojmë me secilin prej Jush.  Ne jemi afër juve, sepse pas 17 Tetorit qeverisjen do ta bëjmë bashkë me juve, qytetarë të nderuar të komunës tonë! #greenperdrenas #nr165”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video

error: