Drenica mposht Malishevën, ja rezultatet e ndeshjeve në Superligën e Kosovës

Drenica mposht Malishevën, ja rezultatet e ndeshjeve në Superligën e Kosovës

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës, ku në derbin mes Drenicës dhe Malishevës, triumfuese është skuadra nikoqire.

Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore minimale 1:0 si vendase kundër Malishevës, kurse në ndeshjen mes Gjilanit dhe Llapit, nikoqirët përmbysën rezultatin dhe arkëtuan pikët e plota, përcjell KosovaPress.

Pjesën e parë skuadra e Llapit e mbylli në avantazh prej një goli, por pjesa e dytë i takoi skuadrës së Gjilanit, ku shënoi dy gola për të regjistruar fitore kundër skuadrës së Tahir Batatinës.

Po ashtu, ndeshje zhvilloi edhe skuadra e Ballkanit, e cila u nda me barazim pa gola me skuadrën e Feronikelit.

Pas ndeshjeve të sotme, tabelën e kryeson skuadra e Drenicës me 14 pikë, një më shumë Ballkani në vendin e dytë. Top 4 e mbyllin Gjilani me 12 pikë dhe Malisheva me 11 sosh.


Dukagjini dhe Llapi vazhdojnë të jenë në fund të tabelës me nga tre pikë të arkëtuara.

Rezultatet finale të ndeshjeve në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Drenica 1 – 0 Malisheva

FC Ballkani 0 – 0 Feronikeli

Gjilani 2 – 1 KF Llapi

Lexo edhe

Video

error: