Drenica mposht Dukagjinin, Trepça ’89 e Ferizaj luajnë baras

Drenica mposht Dukagjinin, Trepça ’89 e Ferizaj luajnë baras

Kanë përfunduar të dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, skuadra e Drenicës ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1 si mysafire e Dukagjinit, përcjell KosovaPress.

Golat për drenicasit i shënuan Bintsouka (minuta e 13’) dhe Vojvoda (minuta e 39’), kurse golin e nderit për Dukagjinin e shënoi Otto Johna nga penalltia në minutën e 43’.

Me pikët e reja, Drenica zë vendin e pestë në tabelë në kuotën e tetë pikëve, krahas Dukagjinit që zë vendin e fundit me dy pikë të arkëtuara.

Po ashtu, krahas Dukagjinit e Drenicës u zhvillua edhe ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Ferizajt, ku rezultati final është i barabartë 1:1.


Drilon Sadiku shënoi në minutën e 81’ për Ferizajn, kurse te Trepça ’89 shënoi Armend Gashi në minutën e 90+1’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Trepça ’89 zë vendin e tetë në tabelë me gjashtë pikë të tubuara, një më pak se Ferizaj në vendin e shtatë.

Rezultatet finale:

Dukagjini 1:2 Drenica

Trepça ’89 1:1 Ferizaj

Lexo edhe

Video