Drejtuesit e KOK-ut pjesëmarrës në Asamblenë Zgjedhore të KOE

Drejtuesit e KOK-ut pjesëmarrës në Asamblenë Zgjedhore të KOE

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) Ismet Krasniqi së bashku me nënpresidentin Milaim Kelmendi dhe këshilltarin e tij Besim Alitin janë të pranishëm në Asamblenë e 50-të Gjenerale të Komitetit Olimpik të Evropës.


Kjo asamble është duke u zhvilluar në qytetin e Athinës në Greqi, ku pritet të zgjidhen drejtuesit e Komitetit Olimpik të Evropës për ciklin olimpik 2021-2025, përcjell KosovaPress.

Në garë për president të KOE/EOC janë presidenti i Komitetit Olimpik të Danimarkës, Niels Nygaard, dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Greqisë, Spyros Capralos.

Lexo edhe

Video

error: