Drejtori sportiv i KB Pejës i kërkon falje klubit të Sigal Prishtinës, kjo është arsyeja

Drejtori sportiv i KB Pejës i kërkon falje klubit të Sigal Prishtinës, kjo është arsyeja

Drejtori sportiv i Klubit të Basketbollit Peja Arbër Elshani i ka kërkuar falje rivalit të tyre Sigal Prishtinës. Kjo kërkim falje nga ana e tij ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur me 9 shkurt të këtij viti kur autobusi i klubit nga kryeqyteti ishte sulmuar nga tifozët e KB Trepçës.

Ky sulm kishte ndodhur pak para zhvillimit të çerekfinales se “Final 8” në palestrën “Karagaç” ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës dhe duke qenë se KB Peja ishte organizatore e këtij turneu, Elshani ka kërkuar falje duke shtuar se ai incident më shumë kishe ndodhur për shkak të pakujdesisë së Policisë së Kosovës.


Por, ai shtoi se tashmë janë marrë të gjitha masat që kjo mos të ndodh në “Final Four” të Ligës Unike dhe se do të ketë një përkujdesje shumë të madhe për katër ekipet pjesëmarrëse

“Unë e kam thënë edhe disa herë, ne i kërkojmë falje shumë klubit të basketbollit Prishtina. Sidomos lojtarëve dhe stafit teknik për atë që ka ndodhur në Pejë. Por, ka ndodhur një incident i cili një lëshim shumë i madh por do të thoja jo nga sigurimi privat i ndeshjes por një pakujdesi e madhe nga Policia e Kosovës. Nuk është dashur të lejohet ajo skenë që ka ndodhur. Ndërsa tani, ka ndodhur njëherë dhe ne e kemi marr si leksion atë, tani do t’i mirëpresim ekipet nga hoteli, do t’i përcjellim me Policinë e Kosovës deri në palestër, njëjtë edhe kur ta përfundojnë ndeshjen do t’i dërgojmë deri tek dalja e Pejës kur të largohen nga Peja dhe nuk ka asnjë shans që të ndodh ajo.”, tha Elshani.

“Final Four” i Ligës Unike po ashtu do të zhvillohet në Pejë nën organizimin e KB Pejës dhe do të zhvillohet më 20 dhe 21 prill.

Lexo edhe

Video