Drejtori sportiv i Dortmundit: Nuk ka asgjë në tavolinë për Bellingham
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Sebastian Kehl ka folur për Jude Bellingham, i cili pritet që të largohet këtë verë nga skuadra gjermane.

Siç bëhet e ditur nga gazetari Fabrizio Romano, Real Madridi veçse ka rënë dakord për kushtet personale me Bellingham, ndërsa ende nuk ka bërë ndonjë ofertë drejt Dortmundit për yllin anglez, raporton KosovaPress.

Këtë gjë tani e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Dortmundit, Kehl, i cili tha se ende nuk ka ndonjë ofertë në tavolinë për Bellingham.

“Në aspektin e ofertave, ende nuk ka asgjë në tavolinë. Ka spekulime, por nuk ka asgjë në tavolinë”, tha Kehl për “The Athletic”.

Real Madridi gjithnjë ka planifikuar që të bëjë një ofertë zyrtare pas kësaj jave, për të respektuar Borussia Dortmundin në garën për titullin e Bundesligas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024