Drejtori kundër Terrorizmit në SHBA dha dorëheqje: Irani nuk paraqiste asnjë kërcënim të menjëhershëm
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Drejtori kundër Terrorizmit në SHBA dha dorëheqje: Irani nuk paraqiste asnjë kërcënim të menjëhershëm
Joe Kent, drejtori i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, ka njoftuar dorëheqjen të martën, duke thënë se “nuk mundet me ndërgjegje të pastër” ta mbështesë luftën e administratës së Donald Trump ndaj Iranit.
Kent ka shkruar në rrjetet sociale se Irani “nuk paraqiste asnjë kërcënim të menjëhershëm për vendin tonë dhe është e qartë se ne e nisëm këtë luftë për shkak të presionit nga Izraeli dhe lobit të tij të fuqishëm amerikan”.
Kent, një ish-kandidat politik me lidhje me ekstremistë të krahut të djathtë, ishte konfirmuar në këtë post korrikun e kaluar me 52 vota pro dhe 44 kundër.
Si drejtues i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, ai ishte përgjegjës për një agjenci që merret me analizimin dhe zbulimin e kërcënimeve terroriste.
Para se t’i bashkohej administratës së presidentit Donald Trump, Kent kishte garuar dy herë pa sukses për Kongres në shtetin e Uashingtonit. Ai gjithashtu ka shërbyer në ushtri, duke marrë pjesë në 11 dislokime si pjesëtar i Forcave Speciale (Green Beret), dhe më pas ka punuar në CIA, shkruan AP.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.