Drejtori i Spitalit të Pejës: Dy nxënës erdhën pa shenja jete, i treti është i plagosur

Drejtori i Spitalit të Pejës: Dy nxënës erdhën pa shenja jete, i treti është i plagosur

Drejtori i spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj tha për KosovaPress se para një ore kanë pranuar tre nxënës, dy prej të cilëve kanë arritur pa shenja jete dhe një nxënës tjetër i plagosur.


“Para 1 ore janë sjellë në spital me armë dy pa shenja jete dhe një i plagosur me armë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Dy nga nxënësit mësohet se janë nga fshati Gllogjan, ndërkohë raportohet edhe për vdekjen e personit të katër, gjë që ende nuk është konfirmuar.

Lexo edhe

Video

error: