Drejtori i spitalit në Slavonski Brod: Të lënduarit në aksident mund të lirohen sot për në shtëpi

Drejtori i spitalit në Slavonski Brod: Të lënduarit në aksident mund të lirohen sot për në shtëpi

Një nga aksidentet më të tmerrshme të trafikut në historinë kroate ndodhi mëngjesin e së dielës në autostradën afër Slavonski Brod në Kroaci. Autobusi nga Kosova i cili po udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë, me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada e ku mbetën të vdekur dhjetë persona dhe më shumë se 40 të tjerë janë u lënduar, disa prej tyre rëndë.


Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Slavonski Brod, Josip Samardžić, konfirmoi se dy pasagjerët e plagosur rëndë janë në gjendje stabile, ndërsa rreth njëzet pacientë do të lirohen për në shtëpi gjatë ditës.

“Gjendja e tyre është ende duke u monitoruar, ata janë ende nën masa të trajtimit intensiv dhe monitorimit të funksioneve vitale. Ndryshimi i vetëm është se gjatë ditës, disa intervenime tjera u kryen mbi të lënduarit e aksidentit”, tha Josip Samardžić, raporton vijesti.hrt.hr.

Lexo edhe

Video