Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Drejtori i shkarkuar i SHSKUK-së paralajmëron ankesë në inspektorat

Drejtori i shkarkuar i SHSKUK-së paralajmëron ankesë në inspektorat

Ish-drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, po vlerëson se shkarkimi i tij nuk lidhet me vdekjet e shumta të ditëve të fundit për shkak të Covid-19, por largimi i tij ka karakter politik.

Për këtë arsye, Sejdiu ka paralajmëruar se do të adresojë ankesë në inspektoratin e punës, rreth asaj që siç ka thënë ai është etiketuar pa bazë.

Ai në një konferencë për media tha se të mëdha kanë qenë investimet dhe ngritja e shërbimeve gjatë kohës sa ishte në detyrë.


Ndryshe, Basri Sejdiu u shkarkua dje nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së.  Sipas Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, shkarkimi i tij erdhi si pasojë e mos përmbushjes së detyrave të punës.

 

Lexo edhe

Video

error: