Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

“Drejtësia Sot” evidenton mangësi të shumta në aktakuzat e Prokurorisë Speciale

“Drejtësia Sot” evidenton mangësi të shumta në aktakuzat e Prokurorisë Speciale

Platforma “Drejtësia Sot”, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka evidentuar një varg mangësish në disa nga aktakuzat e Prokurorisë Speciale dhe Prokurorive Themelore, lidhur me veprat penale korruptive.

Rreze Hoxha-Zhuja nga GLPS tha se në bazë të analizimit të rasteve “Toka 1 dhe Toka 2”, rasti “Veteranët” dhe rasti “Pronto”, janë gjetur mangësitë në identifikimin e veprimeve inkriminuese të të akuzuarve, në mospërcaktimin e saktë të vlerës së dëmit (mungesës së ekspertizave financiare) dhe në mos precizimin e palës së dëmtuar.

“Në kuadër të Prokurorisë Speciale janë analizuar gjithsej pesë aktakuza ku janë vërejtur disa mangësi në elementet e domosdoshme të tyre. Këto mangësi kryesisht kanë të bëjnë me mos përcaktimin e saktë të vlerës së dëmit. Pra mungesës së ekspertizës financiare, pastaj mungesa e precizimit të palës së dëmtuar dhe paqartësi në paraqitjen e saktë të veprimeve inkriminuese të të akuzuarave. Këto dhe disa mangësi të tjera janë analizuar konkretisht në aktakuzën e rasteve si “Toka 1” dhe “Toka 2” si dhe rastin “Veteranët”, rasti “Pronto”, tha ajo përmes një konference për medie gjatë ditës sotme.

Krahas kësaj “Drejtësia Sot” ka analizuar edhe disa raste në kuadër të Prokurorive Themelore, ku sipas Rreze Hoxha-Zhuja, gjetjet janë të njëjta sikur në Prokurorinë Speciale.


Ndërsa në kuadër të prokurorive themelore të Kosovës, “Drejtësia Sot” ka analizuar shtatë aktakuza në të cilat janë hasur të njëjtat mangësi sikur tek aktakuzat e Prokurorisë Speciale. Nga analizimi i tyre kemi gjetur se në tri nga aktakuzat e analizuara vërehet mungesa e kualifikimit të saktë të veprës penale. Një problem i tillë vlerësohet të krijojë paqartësi dhe huti juridike në aspektin e saktësisë së veprës penale dhe ndërlidhjes së sajë me veprimet që dyshohet të jenë veprime kriminale. Së dyti në katër nga aktakuzat e analizuara vërehet mungesa e përcaktimit të palës së dëmtuar dhe dëmit të shkaktuar. Një praktikë e tillë shkakton dy lloje të problemeve. Së pari përcaktimi sa ekziston dënimi dhe së dyti nëse ekziston dëmi, atëherë kush është palë e dëmtuar. Së treti në dy aktakuzat e analizuara është vërejtur mungesa e ekspertizave financiare që lidhet me dëmin e shkaktuar”, u shpreh ajo.

Për të gjitha këto gjetje, Grupi për Studime Juridike dhe Politike paraqiti edhe disa rekomandime për sistemin e drejtësisë.

“Rekomandojmë që prokurorët me rastin e ngritjes së aktakuzave të përcaktojnë saktë gjendjen faktike, përkatësisht të bëhet kualifikimi i saktë ligjor i veprës penale duke iu referuar dispozitave të kodit penal. Së dyti prokurorët me rastin e ngritjes së aktakuzave të bëjnë prezicimin e dëmit në bazë të ekspertizave financiare kur kemi të bëjmë me veprat penale të kësaj natyre. Së treti rekomandojmë prokurorët të bëjnë precizimin e palës së dëmtuar me rastin e ngritjes së aktakuzave të kësaj natyre në mënyrë që të dihet kush është palë e dëmtuar. Së katërti rekomandojmë prokurorët të rekomandojnë saktë veprimet inkreminuese të të pandehurve”, tha jo.

Ky hulumtim i GLPS-së  është në kuadër të platformës “Drejtësia Sot” në projektin “Monitorimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”.

Lexo edhe

Video

error: