Drashkoviq: Plani evropian është dokument Ahtisari plus-plus
Lajme
Lexohet për: 8 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-ministri serb, Vuk Drashkoviq ka kujtuar shkaqet që quan në bombardimin e Serbisë nga NATO, duke thënë se ishte vet Slobodan Millosheviq, ai që i kishte thënë se duhet refuzuar marrëveshja e paqes dhe të “lirohemi nga Kosova”, kurse, fajin t’ua bartin perëndimit dhe të ndezin ndjenja anti perëndimore në Serbi dhe t’i kthehen përqafimit me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Drashkoviq ka theksuar se ata ishin viktima të një regjimi kriminel të Sllobodan Millosheviqit.

Vuk Drashkoviq ka theksuar se liqene dhe lumenj të Serbisë ishin mbushur me civilë shqiptarë.

“Varrosnin civilët shqiptarë gra dhe fëmijë, madje edhe në poligonet e policisë në Beograd”, tha ai.

Ai për mediat serbe ka thënë se fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë nuk duhet të shihet vetëm si ditë, por të shikohet se çfarë ndodhi edhe para 24 marsit, pasi vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë, në Kroaci, 150,000 njerëz u vranë, më shumë se 2,5 milionë njerëz u zhvendosën dhe u dëbuan.

Sipas tij, para fillimit të bombardimeve të NATO-s, duhet përmendur se Sigurimi Këshilli i Kombeve të Bashkuara, në vitin 1998, miratoi tri rezoluta paralajmëruese dhe nuk kishte veto nga askush me të cilën Serbia e Millosheviqit, paralajmërohej se po sillet si shtet kriminel dhe kërkohet që të ndërpritet terrori i tmerrshëm ndaj shqiptarëve të Kosovës me kërcënimin e aplikimit, por nuk mund të anashkalohet edhe Rambuje, ku Serbisë iu ofrua një rezolutë e shkëlqyer për të nënshkruar sipas së cilës Kosova mbetej si pjesë e shtetit të Serbisë, më tej ushtria, policia, sovraniteti shtetëror, të gjitha autoritetet, dhe detyrimet ishin për t'i dhënë fund terrorit ndaj shqiptarëve, të kthen të përndjekurit dhe të larguarit, t'u jepet shqiptarëve autonomi substanciale dhe të hyjnë përkohësisht trupat  së NATO-s në Kosovë, të çarmatosen UÇK, të vendoset një rend përkatësisht të zbatojnë këtë rezolute për statusin e ri të statusit evropian të Kosovës brenda shtetit të Serbisë.

“E kam lutur si zotin presidentin e atëhershëm të Serbisë që ta nënshkruaj urgjentisht, pa marrë parasysh se shqiptarët e refuzuan një marrëveshje të tillë, por ne duhej ta nënshkruanim, është një meritë e madhe e Rusisë së Jelcinit, përkatësisht Borisa Majorskog, atëherë ishte në atë treshen që propozoi këtë lloj marrëveshjeje, shumë të favorshme për Serbinë, sigurisht që u refuzua. Nuk do të kishte bombardime të NATO-s, gjithçka do të ishte në mënyrën më të mirë, Kosova të ishte sot në Serbi, Serbia ndoshta do të ishte në Bashkimin Evropian. Millosheviqi refuzoi, pasoj version me i keq, por gjithsesi shumë më mirë se ajo që do të pasoj, e që është bombardimi i NATO-s ndaj Serbisë. Atë 24 mars sapo ranë  bombat e para në Serbi erdhi kërkesa, ky ishe qëllimi strategjik i Sllobodan Millosheviqit, ai donte bomba, ai shkaktoi bombardimet e NATO-s, s'ishte dëshira e NATO-s ta bombardoj Serbinë, por të ndalet krimi dhe terrori siç e quanin katastrofë humanitare ndaj shqiptarëve në Kosovë. Pse nuk flitet kur flasim për 24 marsin, 800 mijë janë dëbuar, mijëra të vrarë, liqene dhe lumenj të Serbisë ishin mbushur me civilë shqiptarë, varrosnin civilët shqiptarë gra dhe fëmijë, madje edhe në poligonet e policisë në Beograd, ne nuk flasim për këtë, dhe nëse nuk flasim për këtë, atëherë nuk e shërojmë veten prej një rendi kriminal i cili solli bombardimet e NATO-s. Është turp që u nuk tha e vërteta për të gjithë këto vite se si erdh deri te bombardimi i NATO-s.Sipas meje asnjë intervenim, asnjë luftë nuk është e domosdoshme, por unë po flas se është bërë terror ndaj shqiptarëve, është kërkuar që terrori të ndërpritet”, tha ai.

Drashkoviq thotë e vet Millosheviq dëshironte të intervenoi NATO.

“Më ka thëne që duhet refuzuar marrëveshja e paqes, duhet të detyrohet të provokohet NATO që të hedhë bomba në Serbi, se edhe ashtu Kosova na është gur në qafe, ndaj me të lirohemi nga Kosova, fajin t’u bartim amerikaneve dhe perëndimit, që të ndezim ndjenja anti amerikane dhe anti perëndimore në Serbi dhe t’i kthehemi përqafimit me Rusinë dhe Bjellorusinë. Më 24 mars kur ranë bombat e para, menjëherë ka pasuar kërkesa, për federatë apo konfederatë e Serbisë me Rusinë dhe Bjellorusinë, ne e jetojmë zinë e profecisë së Millosheviçit, strategjia e tij fitoj. Sot 98% e serbëve besojnë se NATO-ja është fajtore për humbjen e Kosovës, apo besojnë në propagandën e re se Millosheviqi e mundi NATO-n, dhe e mbrojti atë, dhe tash nëse e humbim Kosovën fajin e ka Aleksandar Vuçiq ai është tradhtar e Millosheviqi është hero, ai e mbrojti Kosovën, këto janë gjëra të rrezikshme, ne jemi në anën e gabuar. Ne ishim atëherë viktima të magjisë së zezë politike të një regjimi kriminel të Sllobodan Millosheviqit”, tha ai.

Sipas tij, çdo bombë e NATO-s dhe raketë ka pasur mbushjen e politikes së Millosheviqit, të regjimi të atëhershëm.

Ai ka folur edhe për Kosovën 24 vjet pas luftës.

“Jo jo statuti i Kosovës është zgjidhur, Kosova është humbur, kur, në vitin 99 me kapitullimin e Kumanovës dhe rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit, nuk do të ishte kështu nëse do ta kishim shkruar marrëveshjen, sigurisht me atë marrëveshje do t’i kishim vulat e forcave më të fuqishme në botë, se Kosova është përgjithmonë pjesë e shtetit të Serbisë, bisedimet që po zhvillohen nuk janë biseda për statusin e Kosovës, statuti i Kosovës është përcaktuar në negociatat e Vjenës në vitin 2006, ato u mbajtën në Vjenë, zgjatën tre muaj dhe ne të gjitha këto i harrojmë me planin e Ahtisarit, dhe atë në bazë të rezolutës  1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, katër parimet për të cilat votoi Rusia, por nuk votoj për dokumentin e Ahtisarit sepse kërkoi tregti që statusin që merr Kosova ta marrë Afkazia, Primenstovlje, Osetia dhe kështu me radhë, por katër parime për të cilat votoi edhe Rusia në dokumentin e Ahtisarit nuk ka bashkim as nuk mund të ketë bashkim të Kosovës me Shqipërinë, nuk ka kthim të shtetit të Serbisë në Kosovë, nuk ka kthim në gjendje para vitit  99, nuk ka ndarje të Kosovës dhe shkalla më e lartë e mundshme e mbrojtjes së popullit serb të trashëgimisë së tyre shpirtërore dhe kulturore në Kosovë, këto janë katër Parimet themelore të dokumentit të Ahtisarit, të cilin shqiptarët e pranuan, ju është dashur ta pranojnë nën presionin e perëndimit, dhe ti futin në ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha ai, derisa folu edhe për dialogun që po zhvillohet tash në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe planin evropian.

“Kjo që tani është plan amerikano-evropian dhe jo vetëm plani Franezo-gjerman është dokument Ahtisari plus, plus. Pra pala serbe dhe komuniteti serb morën disa lëshime që nuk ishin ose nuk ishin të shprehura saktësisht në dokumentin e Ahtisarit, edhe dokumenti i Ahtisarit gjithashtu fliste për asociacionin e komunave serbe, ajo është në dokument e Ahtisarit, por jo me autorizime të tilla si janë tani, parashikojnë me marrëveshjen e Brukselit dhe pala shqiptare më në fund nën presionin amerikan pranoj dhe mori obligim, por qa po ndodh tani, lista serbe, po e pengon formimin e asociacionit të komunave serbe, imagjinoni nuk mund të krijohet, shqiptarët pranuan, kështu që mund të fillojnë bisedimet menjëherë në bazë të Marrëveshjes së Ohrit për Asociacionin e Komunave Serbe, por nuk mund të formohet Asociacioni pa katër kryetarët e serbëve nga veriu i Kosovës dhe ata që të katër dhanë dorëheqje dhe tani janë zgjedhjet me 22 prill, ata në ato zgjedhje do bëheshim kryetar komunash dhe menjëherë mund të fillonin bisedimet për formimin e asociacionit, paramendoni vendimet e tyre t'i bojkotojnë ato zgjedhje, çfarë të bojkotojnë, thonë nuk ka asgjë pa Asociacionin e komunave serbe, atëherë ne bojkotojmë formimin e asociacionit te komunave serbe”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024