Dramë e re: Një djalë i vogël ka rënë në një pus në Afganistan

Dramë e re:  Një djalë i vogël ka rënë në një pus në Afganistan

Ekipet e shpëtimit në Afganistan po përpiqen të nxjerrin nga pusi një djalë nëntë vjeçar të bllokuar për dy ditë në një pus në provincën jugore të Zabulit.

Operacioni në fshatin Shokak erdhi më pak se dy javë pas një përpjekje e ngjashme për të shpëtuar një fëmijë nga një pus në Marok që tërhoqi vëmendjen e botës – por operacioni përfundoi me djalin Rajan i cili u gjet i vdekur, raportojnë mediat e huaja.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale të enjten tregojnë një djalë të identifikuar si Haidar qw ka  ngecur në një pus.

Sipas raportimeve të mediave, ai është në gjendje të lëvizë krahët dhe pjesën e sipërme të trupit.


“A je mirë biri im, fol me mua dhe mos qaj, po punojmë që të të nxjerrim jashtë”, dëgjohet babai i tij në pamjet e transmetuara.

“Mirë, do të vazhdoj të flas,” përgjigjet djali me një zë të trishtuar.

Videoja është marrë nga ekipet e shpëtimit të cilët ulën kamerën përmes një pusi të ngushtë me litar.

“Ka një ekip atje me një ambulancë, oksigjen dhe gjëra të tjera të nevojshme,” shkroi në Tëitter Abdullah Azam, sekretar i zëvendëskryeministrit Mulah Abdul Ghani Baradar në qeverinë e udhëhequr nga talebanët.

Ekipet e shpëtimit kanë hapur një kanal nga këndi i sipërfaqes në përpjekje për të arritur në pikën ku djali ishte bllokuar.

Lexo edhe

Video