Gjigandi anglez Manchester United ka shënuar fitore të rëndësishme sot kundër West Ham United, ku edhe arriti të hyjë në Top 4 e tabelës së Premier Ligës angleze.
“Djajtë e Kuq” e mposhtën me rezultat minimal 1:0 skuadrën e West Ham, ku heroi i skuadrës së Ralf Rangnick ishte sulmuesi anglez Marcus Rashford, përcjell KosovaPress.
Pas një asistimi të Edinson Cavanit, Rashford ia siguron tre pikët skuadrës së tij në minutën e 90’+3 shtesë të ndeshjes.
Me tre pikët e reja, skuadra e Manchester United ngjitet në vendin e katërt në tabelë me gjithsej 38 pikë, një sosh më shumë se kundërshtari i sotëm West Ham që tani zë vendin e pestë në tabelë.
Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Manchester United.