Drama në ndeshjen mes Spezias dhe Milanit, mysafirët vazhdojnë me fitore

Drama në ndeshjen mes Spezias dhe Milanit, mysafirët vazhdojnë me fitore

Ka përfunduar ndeshja mes Spezias dhe Milanit, që ishte e vlefshme për xhiron gjashtë të sezonit të ri 2021/22 të Serie A.

Milani ka shënuar fitore si mysafirë me rezultat të ngushtë 2:1 në ndeshjen e sotme kundër Spezias, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte skuadra e Milanit që kaloi në epërsi e para, ku debutuesi dhe i biri i legjendës Paolo Maldini, Daniel Maldini shënon gol në minutën e 48’, për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Skuadra e Spezias arriti që ta barazojë rezultatin përmes sulmuesit Daniele Verde, i cili shënon në minutën e 80’ për 1:1.


Kur dukej se ndeshja ishte drejt barazimit, mesfushori me tipare ofensive Brahim Diaz arriti t’ia dhurojë fitoren skuadrës së Milanit, duke shënuar për 2:1 në minutën e 87’.

Me tre pikët e reja, Milani ngjitet në pozitën e parë në tabelë me gjithsej 16 pikë, një më shumë se Napoli që zë vendin e dytë.

Në anën tjetër skuadra e Spezias pas humbjes së sotme zë vendin e 17 në tabelë, me vetëm katër pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Milanit.

Lexo edhe

Video