Drama në derbin mes Ballkanit e Dritës, Llapi vazhdon me fitore

Drama në derbin mes Ballkanit e Dritës, Llapi vazhdon me fitore

Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë në stadiumin “Suva Reka” pikët e plota i ka arkëtuar skuadra nikoqire, ku Ballkani e ka mposhtur Dritën me rezultat 3:2, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Riel Blakcori, i cili shënon autogol në minutën e 50’ duke kaluar Ballkanin në epërsi prej 1:0.


Katër minuta më vonë, respektivisht në minutën e 54’ Ballkani thellon epërsinë në 2:0 përmes mesfushorit Nazmi Gripshi.

Drita arrin të rikthehet në lojë në minutën e 78’ përmes mesfushorit golit të mesfushorit Almir Kryeziu, kurse rezultatin në 2:2 për gjilanasit e barazoi sulmuesi Ardit Tahiri në minutën e 89’.

Ndërkaq, kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit me barazim, Meriton Korenica asiston te Ermal Krasniqi, ku ky i fundit shënon golin për 3:2, gol ky që rezultoi të ishte i fitores për Ballkanin.

Në anën tjetër, krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe takimi mes skuadrës së Malishevës dhe asaj të Llapit, ku skuadra e Tahir Batatinës ka vazhduar me fitore duke triumfuar 2:0 si mysafirë në stadiumin “Liman Gegaj”.

Lexo edhe

Video