Dortmundi i tregon United afatin e fundit për Sanchon

Dortmundi i tregon United afatin e fundit për Sanchon

Klubi gjerman i futbollit ka vendosur ta shesë yllin anglez.

Skuadra e Bundesligës gjermane Borussia Dortmund ka pranuar ta shesë Jadon Sanchon te gjiganti anglez Manchester United, vetëm nëse pranojnë një ofertë të duhur para fundit të korrikut, raporton “Bild”.


United dhe Sancho ka kohë të gjatë që kanë rënë dakord për kushtet personale, që afro një vit, por “Djajtë e Kuq” nuk kishin ofruar para mjaftueshëm verën e kaluar, përcjell KosovaPress.

Këtë vit, Dortmund spekulohet se ka ulur çmimin e lojtarit, ku nëse në kampin gjerman arrin një ofertë prej 93 milionë eurosh, së bashku me një bonus prej 23 milionë eurosh në bazë të performancës, United mund ta konfirmojë Sanchon si lojtar të tyre para fundit të korrikut.

Lexo edhe

Video