Doris Pack: Kosova në kaos

Doris Pack: Kosova në kaos

Politikania gjermane, Doris Pack, nuk i ka pritur mirë zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, me iniciativën e LDK-së dhe mbështetjen e opozitës.

Ajo ka shkruar në Twitter se Kosova tashmë ka rënë në krizë në kohën e pandemisë koronavirus dhe sipas saj një gjë e tillë është e pafalshme për LDK-në e Isa Mustafës.


Sipas saj, drejtuesit politik të LDK-së kanë luajtur lojën perfide të presidentit Hashim Thaçi dhe emisarit të Donald Trump për dialogun, ambasadorit Richard Grenell, duke e rrëzuar Qeverinë Kurtin, pa mbushur ende dy muaj punë që nga marrja e detyrës, duke bërë kështu që kjo të jetë qeveria më afatshkurtër në historinë e shtetit të Kosovës.

“Në mes të krizës së koronavirusit Kosova ra në kaos. Është e pafalshme se si drejtues politik të LDK-së luajtën lojën perfide të Thaçit dhe Grenellit”, tha ish-eurodeputetja Pack.

error: