Dorëzohet Napoli, cakton çmimin për shitjen e Lorenzo Insignes

Dorëzohet Napoli, cakton çmimin për shitjen e Lorenzo Insignes

Napoli është gati të shesë kapitenin Lorenzo Insigne për 30 milionë euro këtë verë.

Kontrata e 30-vjeçarit skadon në qershor të vitit 2022 dhe sipas “La Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport”, napolitanët janë të gatshëm ta shesin atë për 30 milionë euro në afatin kalimtar të verës.

Është raportuar se nuk ka gjasa që Insigne të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me klubin e tij të fëmijërisë pasi ai dëshiron një rritje të pagës e cila aktualisht është 5 milionë euro, ndërsa Napoli është duke kërkuar uljen e pagave të lojtarëve për ta ruajtur stabilitetin financiar të klubit, përcjellë KosovaPress.


Reprezentuesi italian gjithashtu dëshiron kontroll të plotë mbi të drejtat e tij të imazhit, diçka që Aurelio De Laurentiis nuk ka gjasa ta pranojë.

Napoli ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë euro nga Manchester United për qendërmbrojtësin e tyre Kalidou Koulibaly por do të pranonte një ofertë të ngjashme për të shitur Insignen.

Insigne u bashkua me Napolin nga Olimpia Sant’Arpino kur ishte vetëm 15 vjeçar dhe ka kaluar nëpër akademinë e klubit, duke bërë debutimin e tij për skuadrën e parë në një fitore 2-0 ndaj Livornos në vitin 2010.

30-vjeçari ka qenë i lidhur me Barcelonën dhe Tottenhamin dhe shënoi dy gola në shtatë paraqitje me Italinë në Euro 2020.

Lexo edhe

Video

error: