Dorëhiqet kreu i Qendrës së VV-së në Podujevë, vjen reagimi i Bulliqit

Dorëhiqet kreu i Qendrës së VV-së në Podujevë, vjen reagimi i Bulliqit

Kryetari i zgjedhur i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas dorëheqjes së kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Bajram Ajeti.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka falënderuar Ajetin për kontributin e tij.

“Me Bajramin në krye të Qendrës sonë për disa vite, ne si subjekt politik kemi korrur suksese të jashtëzakonshme në secilin proces zgjedhor.  Unë sot shpreh falënderim të pafund për gjithë kontributin e tij dhe angazhimin e madh për rritjen dhe zgjerimin e organizatës sonë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:


Sot kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Qendrës.

Me Bajramin në krye të Qendrës sonë për disa vite, ne si subjekt politik kemi korrur suksese të jashtëzakonshme në secilin proces zgjedhor.

Unë sot shpreh falënderim të pafund për gjithë kontributin e tij dhe angazhimin e madh për rritjen dhe zgjerimin e organizatës sonë.

Sot pasi u lirua nga kjo detyrë, ai duhet të ndjehet krenar dhe shumë i lumtur për pozicionin që e ka lënë organizatën tonë si fituese dhe udhëheqëse në të dy nivelet. Bajramit, i uroj shëndet të mirë e këshillat e tij do të jenë udhërrëfyes për rrugën që duhet ta bëjmë përpara.

Lexo edhe

Video

error: