Dorëhiqet Boris Johnson

Dorëhiqet Boris Johnson

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka njoftuar dorëheqjen e tij si lider i Partisë Konservatore pas një vale dorëheqjesh të qeverisë.

“Është e qartë tani vullneti i Partisë parlamentare Konservatore që të ketë një udhëheqës të ri dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri,” tha ai të enjten.


“Kam rënë dakord me Sir Graham Brady, kryetarin e deputetëve tanë, që procesi i zgjedhjes së liderit të ri duhet të fillojë tani dhe orari do të shpallet javën e ardhshme. Dhe unë kam emëruar sot një kabinet për të shërbyer, siç do të bëj, derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri”, tha Johnson në një fjalim për mediat.

“Kështu që dua t’u them miliona njerëzve që votuan për ne në 2019, shumë prej tyre votuan për herë të parë. Faleminderit për atë mandat të jashtëzakonshëm. Shumica më e madhe konservatore që nga viti 1987”, shtoi ai./Euronews Albania

Lexo edhe

Video