Dorëheqja e Bashës, vjen reagimi i ambasadës amerikane

Dorëheqja e Bashës, vjen reagimi i ambasadës amerikane

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.


“Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqjes së vërtetë”, thuhet në reagim.

“Shpresojmë që vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes; do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara; do të përforcojë mbështetjen për reformat dhe përpjekjet e tjera për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së dhe do të ritheksojë parimet dhe idealet demokratike mbi të cilat u themelua. Një opozitë e fortë që mund të jetë e gatshme për të udhëhequr është thelbësore për demokracinë. Mbështetja e SHBA-së për demokracinë dhe përkushtimi për të luftuar korrupsionin dhe mosndëshkimin mbeten të pandryshuara”./A2

Lexo edhe

Video