Donnarumma tregon pse nuk festoi menjëherë fitoren e Italisë

Donnarumma tregon pse nuk festoi menjëherë fitoren e Italisë

Portieri i Italisë u zgjedh si lojtari më i mirë Kampionatit Evropian Euro 2020, gjë kjo që ndodh për herë të parë në histori të kësaj gare që çmimi i lojtarit më të mirë i dhurohet portierit.

Gardiani i portës italiane Gianluigi Donnarumma padyshim që është ndër më meritorët në triumfin e Italisë ketë Euro 2020, ku edhe në finale kundër Anglisë priti dy penallti, përcjell KosovaPress.


E gjë interesante pas penalltisë së fundit të pritur ishte se portieri italian fillimisht nuk u vërejt duke festuar me grupin, e kjo e gjitha pasi që nuk e kishte ditur se cila penallti ishte duke u gjuajtur.

“Nuk festova sepse nuk e kisha kuptuar që kemi fituar. E kuptova që kishim fituar vetëm pasi pash bashkëlojtarët duke vrapuar drejt meje me gëzim”, tha Donnarumma për “Sky Italia”.

Donnarumma u zgjedh lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian Euro 2020, ku e ndihmoi Italinë drejt triumfit, dhe tani thuhet se do të kalojë si lojtar i lirë nga Milani tek gjiganti francez Paris Saint-Germain.

Lexo edhe

Video

error: