Donna Dafi e Majk publikojnë videoklipin e ri "My Baby Go"
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Për festat e fundvitit, këngëtarja Donna Dafi, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, dhe reperi Majk sot kanë publikuar videoklipin e ri "My Baby Go".

Kënga është në dy gjuhë, shqip dhe anglisht ndërsa videoklipi është i realizuar në Prishtinë dhe Nju Jork.

Rrëfimi i tekstit mbështetet në jetën e një çifti, që ka rënë në dashuri si në përralla. Ky çift një ditë merr guximin dhe përmes një loje e vë dashurinë e tyre në sprovë; i vendosin letrat e tyre në tryezë, duke shprehur se nëse tjetri mund të gjejë dikë më të mirë, ata janë të lirë të shkojnë.

Megjithatë, ka një deklaratë të sigurt se ata dyshojnë se dikush mund të përputhet me dashurinë që kanë.

Përveç koncerteve, ky është klipi i parë i Donna Dafit, që ka realizuar me një këngëtar nga Kosova, siç është Majk.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024