Donjeta Sadiku kthehet në Kosovë të shtunën, do të organizohet pritje për të

Donjeta Sadiku kthehet në Kosovë të shtunën, do të organizohet pritje për të

Donjeta Sadiku ka shkruar historinë e boksit kosovarë për femra pasi ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Boksit që u mbajt në Turqi.

Sadiku arriti deri në gjysmëfinale të këtij turneu duke fituar tri luftëra dhe më pastaj u ndal nga boksierja amerikane Shakiyla Rashida Ellis.


Suksesi i saj u vlerësua lartë nga drejtuesit e institucioneve sportive në vend, duke e cilësuar atë si një ndër sukseset më të mëdha të boksit kosovar që pas viteve 70-ta e të 80-ta.

Tani, Donjeta Sadiku, siç mëson KosovaPress, do të kthehet në Kosovë në mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:00, ndërsa të dielën do të ketë një pritje të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës për të.

Pritja do të bëhet në sallën “1 Tetori”, duke filluar nga ora 12:00, ku do të jenë të pranishëm përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës si dhe ata të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport. I ftuar në këtë pritje për Sadikun është gjithashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lexo edhe

Video