Donald Trump bëhet presidenti i parë amerikan që i nënshtrohet dy herë votimit për shkarkim.
Trump akuzohet për nxitje të kryengritjes në protestat e dhunshme në kongres.
Demokratët kanë kaluar pragun për vota të mjaftueshme për të hequr nga posti Presidentin Donald Trump.
Numërimi vazhdon, megjithatë, këtu është ndarja e deritanishme:
221 vota Pro demokratike.
10 vota pro republikane.
Një vendim historik, ku përfaqësuesve demokratë u janë bashkuar të paktën 9 republikanë, duke arritur kuorumin e 217 përfaqësuesve që nevojiteshin.
Akuza është një e vetme, “nxitje e një kryengritjeje”. Është hera e parë që një president amerikan përfundon në një procedurë të tillë si impeachment, dy herë në një mandat.
Gjyqi i Donald Trump, nga senatorët, është planifikuar të zhvillohet pasi ai të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.
Në shkurtin e vitit të kaluar, Senati amerikan votoi kundër shkarkimit të presidentit Donald Trump për akuzat e abuzimit me pushtetit dhe atë të pengimit të punës së Kongresit. Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve e kishin akuzuan presidentin se kishte ushtruar presion ndaj Ukrainës, për të hetuar ish zv.presidentin Biden dhe djalin e tij.

1 Koment
Komentet janë të mbyllura.