DOKUFEST bëhet festival nominues për EFA

DOKUFEST bëhet festival nominues për EFA

Akademia Evropiane e Filmit ka përzgjedhur DokuFest-in si një ndër festivalet e filmit nominues për Çmimet e Filmit Evropian dhe atë në dy kategori, të filmit të shkurtër dhe po ashtu filmit dokumentar. 

Procedura e përzgjedhjes dhe nominimit të filmit të shkurtër organizohet nga Akademia Evropiane e Filmit dhe Produksionit te Akademisë Evropiane të Filmit në bashkëpunim me një sërë festivalesh filmi nëpër të gjithë Evropën.

Në secilin prej këtyre festivaleve, një juri e pavarur prezanton një nga filmat e shkurtër Evropianë në konkurrencë me një kandidaturë në kategorinë e filmave të shkurtër të Çmimeve të Filmit Evropian. Pasi të plotësohet lista e kandidatëve në shtator 2022, festivalet pjesëmarrëse do të nominojnë pesë filma të shkurtër nga kjo listë. 

DokuFest gjithashtu do të nominojë një dokumentar Evropian te një varg nominimesh, nga ku një komision i anëtarëve të Akademisë dhe ekspertëve të dokumentarit të përzgjedhur nga Bordi i Akademisë do të zgjedhë 12 filma dokumentarë për Çmimin e filmit dokumentar evropian. Në fund të këtij procesi, anëtarët e Akademisë do të votojnë për fituesin. 


Krijimi i Akademisë Evropiane të Filmit ishte iniciativa e një grupi më të mirë të kineastëve të Evropës, të mbledhur së bashku me rastin e ceremonisë së parë të Çmimit Evropian të Filmit që u mbajt në nëntor të vitit 1988.

Akademia Evropiane e Filmit u themelua përfundimisht në vitin 1989 si Shoqëria Evropiane e Kinemasë nga presidenti i parë Ingmar Bergman dhe 40 kineastë, me synim që të zhvillojnë interesat e industrisë Evropiane të filmit.

Synimet e akademisë janë ndarja e njohurisë dhe edukimi i audiencës të të gjitha moshave për kinemanë evropiane.

Çdo vit, aktivitetet e ndryshme të Akademisë Evropiane të Filmit kulmojnë me ceremoninë e Çmimeve të Filmit Evropian, të cilat prezantohen së bashku me Produksionit te Akademisë Evropiane të Filmi. Në gjithsej 26 kategori – mes tyre Regjisori, Aktorja dhe Aktori i Filmit Evropian – nderojnë çdo vit arritjet më të mëdha në kinematografinë evropiane. 

Çmimet për edicionin e 35-të Evropian të Filmit të këtij viti do të mbahet në Reikjavik më 10 dhjetor. Dorëzimet do të hapen në pranverë 2022 ndërsa afati i përgjithshëm i dorëzimit është 31 maj 2022. 

Lexo edhe

Video