Doktori me famë botërore hap klinikën “Renne” në Prishtinë

Doktori me famë botërore hap klinikën “Renne” në Prishtinë

Njëri ndër doktorët më të famshëm në Turqi për bukuri estetike, prof. dr. Reha Yavuzer, bashkë me afaristen e njohur në Kosovë, Jeta Rukiqi, në javën e dytë të prillit hapin klinikën “Renne”.

Kjo klinikë, për herë të parë në Kosovë dhe rajon, do të përdorë teknologjinë e fundit në kirurgjinë estetike dhe praktika me standardet më të larta ndërkombëtare.

Ekipi i “Renne Clinic” do të përbëhet nga mjekët dhe estetistët më të njohur dhe më të talentuar për të jetësuar kërkesat e pacientëve vendas, por edhe atyre ndërkombëtarë.

Kjo klinikë tashmë është pajisur me teknologjinë e fundit në industrinë estetike, duke e bërë atë të veçantë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.


Hapjen e klinikës e ka paralajmëruar Jeta Rukiqi përmes profilit të saj në Instagram.

“E emocionuar t’ju njoftoj për rrugëtimin tim të ri, në të cilin nuk jam vetëm! E falënderoj Prof. Dr. Reha Yavuzer që e bëri realitet vizionin tim. Klinika ‘Renne’ Së shpejti në Prishtinë!”, ka shkruar ajo.

Prof. dr. Reha Yavuzer dhe bashkëshortja e tij, Nur Bilen Yavuzer, janë ndër doktorët më të famshëm të Turqisë në industrinë e estetikës. Në këtë klinikë janë trajtuar figura të famshme të Turqisë dhe ato botërore.

Klinka “Rene” pritet të hapet në javën e dytë të prillit, përmes një hapjeje solemne, ku pjesëmarrës do të jenë edhe doktorët nga Turqia.

Lexo edhe

Video