Dogana e Kosovës gjatë një patrullimi në periferi të Prishtinës ka sekuestruar një automjet të regjistruar jashtë vendit.
Oficerët doganorë pas ndalimit të automjetit kanë kuptuar se personi që ishte në posedim të automjetit është banor i Kosovës, i cili ka vepruar në kundërshtim të normave të Kodit Doganor dhe Akcizave që rregullojnë administrimin e automjeteve të regjistruara jashtë vendit.
Automjetet e regjistruara jashtë vendit me targa të rregullta lejohen në Kosovë vetëm nëse përdoren nga pronarët e tyre të ligjshëm gjatë qëndrimeve të përkohshme. Qytetarët e Kosovës nuk kanë të drejtë të posedojnë ose të përdorin automjete të regjistruara jashtë vendit në këto rrethana.
Dogana e Kosovës u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i përmbahen detyrimeve ligjore për mos posedim të automjeteve pa paguar detyrimet doganore.