Dogana kontrollon barnatoret në Prishtinë, gjejnë barna të kontrabanduara

Dogana kontrollon barnatoret në Prishtinë, gjejnë barna të kontrabanduara

Gjatë së martës Dogana e Kosovës ka kryer kontrolle në pesë barnatore në Prishtinë me dyshimin për barna të kontrabanduara.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Stavileci nëpërmjet një përgjigje me shkrim ka treguar se gjatë aksionit është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të dyshimta si të kontrabanduara.


“Sot me 19/01/2021, Dogana e Kosovës me qëllim të zbatimit të ligjit, luftimit të Kontrabandës dhe ekonomisë informale si dhe mbrojtjes së shëndetit ka organizuar kontrolle në 5 barnatore të ndryshme ku është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të dyshimta si të kontrabanduara”, tregoi Stavileci.

Stavileci tregoi se lidhur me këtë janë njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ndërkohë që thekson se kontrollat janë duke u zhvilluar akoma.

“Me këtë rast dhe me të gjeturat është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe tashmë kontrolla është duke u zhvilluar me mandat të Prokurorisë dhe Gjykatës dhe është zgjeruar edhe në objektet përcjellëse të këtyre barnatoreve. Kontrollat janë duke u zhvilluar akoma”, tregon ai.

Lexo edhe

Video

error: