Dogana e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin

Dogana e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu ka pritur sot në takim homologun e tij shqiptar Genti Gazheli, me të cilin ka biseduar për bashkëpunim reciprok.


Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit diskutuan mbi tema me interes dypalësh me qëllim përshpejtimin dhe lehtësimin e procedurave doganore në kalimin e mallrave në mes të dy vendeve me theks të veçantë në pikëkalimin e Vërmicës dhe Durrës, procedurat e thjeshtësuara të ndërsjella, sensibilizimi i operatorëve ekonomikë për këto procedura, mundësia e njohjes së ndërsjellë të plumbosjes, si dhe sigurimi i prezencës së mundshme të autoriteteve kosovare në Porto Roman.

Drejtori i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu tha se ngritja e bashkëpunimit me Doganën Shqiptare sjell përfitime për biznesin e Kosovës po ashtu edhe të Shqipërisë, andaj do të punojnë të lehtësojmë biznesin legjitim dhe të luftojnë parregullsitë dhe korrupsionin.

Lexo edhe

Video

error: